vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

          

Dr. Ramis Merko

CV – Biografi e shkurtër

Ramis Merko lindi më 14.04.1957, në Strugë. Studimet universitare 4 vjeçare i mbaroi në vitin 1980. Nga viti 1980 deri në vitin 1982 ka ushtruar funksionin Udhëheqës i prodhimtarisë në Kombinatin Bujqësor në Strugë, kurse në periudhën kohore 1983 – 1999 është Referent i lartë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Në të njëjtën kohë, nga viti 1990 deri në vitin 2003 është Drejtor i biznesit familjar (farmaci bujqësore private).

Nga viti 2003 deri në vitin 2005 emërohet dhe punon si Udhëheqës i Fondit Shëndetësor në Njësinë rajonale Strugë. Më pas, nga viti 2005 deri 2009, në zgjedhjet lokale, merr për herë të parë postin e Kryetarit të Komunës së Strugës.

Në vitin 2009, poashtu në zgjedhjet lokale, e merr dhe e ushtron postin e Kryetarit të Komunës së Strugës (për një mandat të dytë për periudhën kohore 2009 – 2013), kurse në vitin 2010 i përfundoi me sukses studimet pasuniversitare të ciklit të dytë dhe në vitin 2013 i përfundoi studimet e doktoraturës, duke e marrë gradën Doktor i shkencave.

Nga viti 2013 deri në vitin 2014, Dr.Ramis Merko është ligjërues universitar në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Biografia e tij përfshin dhe funksione të tjera, sikurse Deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe Ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Në periudhën 2014 – 2016 ushtroi funksionin e Deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me këto aktivitete:

  • Anëtar në Këshillin Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,
  • Zëvendës Kryetar në Komisionin për Transport, Komunikim dhe Mjedis jetësor,
  • Anëtar në Komisionin Legjislativ,
  • Anëtar në Komisionin për Arsim, Shkencë dhe Sport,
  • Anëtar në Komisionin për Vetëqeverisje Lokale,
  • Zëvendës Anëtar në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike,
  • Kryetar në Grupin Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Holandës,
  • Anëtar në Grupin Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve baltike (Republika e Estonisë, Republika e Letonisë dhe Republika e Lituanisë),
  • Anëtar në Grupin Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës.

Në muajin Qershor të vitit 2017, Dr.Ramis Merko emërohet Ministër pa portofol për tërheqjen e investimeve të huaja, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, funksion të cilin e ndërpreu më datë 31.10.2017 për t’u rikthyer për herë të tretë si Kryetar i Komunës së Strugës, pasi fitoi në Zgjedhjet lokale të vitit 2017.
Dr.Ramis Merko është njohës i mirë i gjuhës maqedone, turke, serbe dhe angleze, kurse ka qenë pjesmarrës në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.